“Orka holding” zyrtarisht bëhet pronar i “Dnevnik”, “Vest” dhe “Utsinski vesnik”

“Orka holding sot nënshkroi marrëveshje për blerjen e “Media Print Makedonia” (MPM) me çka u bë pronari i ri i gazetave “Dnevnik”, “Vest”, “Utrinski vesnik”, Tea Moderna” dhe “Grafiçki centar”. Pas firmosjes së marrëveshjes nga Orka holding paralajmëruan se nuk do të përjashtojnë punëtorë, porse do të zgjerohen me portale të reja.

Marrëveshjen për blerjen e MPM-së e nënshkruan kompania austriake “Ost Holding”, anëtare e Grupacionit gjerman VAC, i cili në tregun medial të Maqedonisë hyri në vitin 2003. Pjesë e grupacionit MPM janë shoqëritë “Krug”, “Oglledallo” dhe “Planet pres”.

“Ajo që sot është “Dnevnik”, “Vest”, “Utrinski vesnik”, “Tea moderna” dhe “Grafiçki centar” është rezultat i përpjekjes shumëvjeçare të ekipit të MPM-së. Pikërisht për këtë shkak, blerja e një grupacioni të fuqishëm medial, për mua do të thotë sfidë për mbajtjen dhe tejkalimin e sukseseve të deritanishme, si dhe obligim për investim dhe krijim të vazhdueshëm të kanaleve të reja bashkëkohore të raportimit dhe informimit “, deklaroi drejtori kryesor ekzekutiv i Orka holding, Jordan Kamçev.

Si pjesë e planeve të ardhshme të pronarit të ri, janë edhe investimet në pajisjen e re dhe modernizimin e “Grafiçki centar” me qëllim që të bëhet qendër rajonale e shtypit. Është paralajmëruar ndërtimi i ndërtesës së re në të cilën do të vendosen të gjitha redaksitë e MPM-së./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button