Haxhinasto në ministerialin e NATO-s në Bruksel

Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, do të marrë pjesë në Takimin e Përbashkët të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s që do të zhvillohet në Bruksel, më datat 18 dhe 19 prill.

Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s dhe atyre të Mbrojtjes, që do të mbahet në Selinë e NATO-s në Bruksel mbahet përpara zhvillimit të Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Aleancës, që do të zhvillohet në Çikago, më 20-21 maj 2012.

Mbajtja e një takimi të tillë ka hyrë në praktikën e punës të Aleancës që prej Samitit të Lisbonës (19-20/11/2010), përpara të cilit u zhvillua një takim i kësaj natyre.

Takimi i Ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, ka për qëllim përgatitjen e çështjeve kryesore si: Afganistani; Paketa e Mbrojtjes; Partneritetet që do të diskutohen gjatë Samitit të Çikagos, dhe në këtë kontekst pritet t’i shtjellojë më tej këto çështje me rëndësi./botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button