Ish- përfaqësues të OJQ-ve në Maqedoni udhëheqin sektorin për marrëdhënie me publikun në Qeverinë e Maqedonisë

Që kur “Makfax” publikoi se në sektorët për marrëdhënie me publikun të ministrive dhe Qeverisë së Maqedonisë janë punësuar rreth 120 individë, ndërkohë që erdhën kritikat nga Brukseli se “Qeveria e Maqedonisë është duke harxhuar shumë energji për marrëdhënie me opinionin” dje kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev njoftoi zvogëlim të numrit të të punësuave në sektorin për marrëdhënie me publikun në Qeverinë e Maqedonisë. “Makfax” publikoi dje biografitë e secilit të punësuar në sektorin për marrëdhënie me publikun në Qeverinë e Maqedonisë dhe sot është duke vazhduar me po të njëjtën, dhe nga ajo çfarë mund të shihet, është se sektorin me marrëdhënie me publikun e udhëheqin ish-përfaqësues të organizatave joqeveritare në Maqedoni, por ka edhe ish-gazetarët dhe fejsbukxhi e tuiterxhi të shumtë, përcjell Portalb.mk.

“Kemi paralajmërime nga Brukseli se duhet të kemi kujdes me sektorin për marrëdhënie me publikun, Qeveria e Maqedonisë do ta respektojë 100%, me arsyetimin e argumenteve”, tha Zaev dje. Ai paralajmëroi edhe zvogëlim të numrit të të punësuarve në këtë sektor.

Edhe mediat publikuan një dokument si kritika të para ndaj Qeverisë së Maqedonisë, dhe në të shkruhet se Maqedonia “ka harxhuar shumë energji për marrëdhënie me publikun”.

Zaev demantoi edhe informatat se Qeveria ka 120 të punësuar për sektorin me marrëdhënie me publikun, por ka 39 sosh. Mediat e nxorën deklaratën e Zaevit si demant ndaj lajmit, por ata harruan se numri i 120 të punësuarve në sektorin me publikun ka ardhur nga të dhënat që janë marrë me anë të ligjit për qasje deri te informatat me karakter publik.

Që kur u publikua lajmi u tha se në sektorin për marrëdhënie me publikun të përbërjes së re qeveritare punojnë 120 persona, nga të cilët 40 janë të angazhuar nga qeveria e re.

Në lajmin e dytë që u publikua u tha se më së paku 40 persona kanë qenë të angazhuar që të punojnë në sektorin për marrëdhënie me publikun, ku 13 janë të garniturës paraprake, kurse nga qeveria e re janë angazhuar 25 persona të rinj për punë në këtë sektor vetëm në Qeverinë e Maqedonisë. Një zëdhënës, një këshilltar i veçantë për marrëdhënie me publikun në kabinetin e kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë.

Para disa muajve kur opinioni u informua për formimin e këtij sektori në Qeveri, u paraqitën reagime sa i takon asaj se në bazë të cilit kriter dhe parakusht u punësuan individët në këtë sektor.

Dje u publikuan një pjesë e biografive të individëve të punësuar në këtë sektor, të cilët kryesish dilnin nga sektori joqeveritar i Maqedonisë, ndërkohë që sot u publikua edhe një pjesë tjetër.

Listët së sotme të të punësuarve në sektorin për marrëdhënie me publikun në Qeverinë e Maqedonisë i paraprin Zoran Bujarovski, gazetar dhe redaktor i shumë mediave në Maqedoni. Sipas të dhënave në “ResPublika”, 20 vjet ka karrierë në fushën e arsimit gazetaresk joformal si trajnues dhe ligjërues në Institutin e Mediave të Maqedonisë, në Shkollën e Lartë të Gazetarisë dhe në sektorin për marrëdhënie me publikun në OJQ.

Është autor i shumë librave për gazetari dhe hulumtimeve në sferën e aktivizimit medial dhe qytetar. Shkrimin e fundit për gazetari e ka publikuar në prill të 2017-s, në gazetën “Analitika Forum”, pjesë e së cilit ka qenë edhe këshilltari i veçantë për çështje evropiane të kryeministrit Zoran Zaev, Bojan Mariçiq.

Si i punësuar tjetër në këtë sektor është edhe Demian Haxhi Angelovski që sipas profilit të tij të fejsbukit ka studiuar në shkenca politike në Universitetin FON kurse paraprakisht ka studiuar edhe në Fakultetin e Mjekësisë. Në kohën e vërshimeve në Stajkovc ka ndihmuar si vullnetar dhe për media jepte deklarata si student i mjekësisë.

Në këtë sektor punon edhe Adriana Selmani e cila më herët ka qenë pjesë e OJQ-së, Metamorfozis si e angazhuar në sektorin për programim. Në vitin 2006 ajo ka filluar studimet për biznes dhe administratë në Universitetin e Evropës Jug-Lindore ndërkaq, më 2010 ka bërë transfer në Universitetin e Tetovës.

I punësuar në këtë sektor është edhe fesbukxhiu dhe tuiterxhiu, Vllatko Vasill. I njohur për statuset e tija në fejsbuk dhe tuiter dhe, edhe pse i punësuar në këtë sektor, vazhdon të komentojë për politikë në fejsbuk.

Krahas Vllatko Vasill, i njohur për statuset në fejsbuk dhe tuiter është edhe një i punësuar tjetër në sektorin për marrëdhënie me publikun në Qeverinë e Maqedonisë, Darko Lleshkoski i cili njëherit ka publikuar edhe dy libra për poezi. Më herët ka punuar në projekte të USAID-it dhe si punëtor për komunikim me opinion në OJQ “Milieukontakt Maqedoni”. Sipas intervistave të realizuara më parë, ka dashur të jetë jurist, por ka përfunduar në Letërsi Komparative.

Ai në opinion u bë i njohur që kur u bë kryetar i Kryesisë Organizuese të Netëve të Poezisë Strugane. Pas reagimeve të shumta, u largua nga kjo pozitë dhe për momentin punon vetëm në Qeveri.

E punësuar është edhe Viktoria Nikollovska e cila më herët ka qenë prezantuese në “Radio MOF”, pjesë e OJQ Forumi Rinor Arsimor.

Një tjetër pjesëtare e OJQ-ve në Maqedoni dhe që punon në sektorin për marrëdhënie me publikun në Qeveri është edhe Svetllana Siljanoska e cila është e diplomuar në shkencat juridike kurse më herët ka qenë pjesë e OJQ-së, “Xhef Maqedoni”.

Ndër emrat që janë të punësuar në sektorin për marrëdhënie me publikun në Qeverinë e Maqedonisë janë edhe gazetarja, Vesna Tërpçevska e cila ka qenë pjesë e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Elena Laslo, themeluesi i portalit “10bez10.com” (10pa10.com), Bozhidar Barllakoski, përkthyesja Luljeta Klica, Angella Vellinova, Gjorgji Tasev, Kristina Paneva, fotografi Angel Angellovski, Martin Manevski, Sashko Alleksovski, kameramani Damjan Çunihin, Nita Haxhiamza Gashi, Jane Kaçanski, Bratollub Shutllanoviq dhe Elena Gjorgjievska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button