Merko në Kroaci dhe Bosnjë për vizitë zyrtare

Një delegacioni i Komunës së Strugës, në krye me Ramiz Merkon , sot dhe nesër vizitojnë Komunën e Labinit në Republikën e Kroacisë, ku do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi mes dy komunave.

Gjithashtu, delegacioni i Komunës së Strugës, do t’i kthej vizitën Komunës së Teshanjit në Republikën e Bosnjë-Hercegovinës, me të cilën Struga ka vendosur bashkëpunim dhe ka nënshkruar një Memorandum vitin e kaluar. Me Komunën e Labinit, sipas zyrtarëve komunal do të shikohet mundësia e shkëmbimit të përvojave në fushën e turizmit ,ndërsa me atë të Teshanjit do t’i kushtohet rëndësi bashkëpunimit në fushën e bujqësisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button