Spanjë, në një klub nate lëndohen 22 persona

Autoritetet spanjolle njoftuan se 22 persona janë lëndohen në një klub nate në ishullin spanjoll Tenerife, kur të dielën në orët e hershme të mëngjesit u shemb platforma dhe personat ranë në bodrum, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e shërbimit urgjent në Ishujt Kanarie theksuan se mysafirët e klubit të natës ranë në bodrum pasi u shemb platforma prej rreth katër metrave katrorë.

Dy persona mbetën të lënduar rëndë, ndërsa në mesin e të lënduarve janë spanjollë, dy francezë, një belg dhe një rumun.

Tenerife është më i madhi nga shtatë ishujt Kanarie në Oqeanin Atlantik pranë bregdetit të Afrikës dhe për shkak të klimës së ngrohtë është një nga destinacionet më të njohura turistike për shumë evropianë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button