Urat e Korridorit 10 do të rikonstruohen në 3 muajt e ardhshëm

U nënshkrua Memorandumi për realizimin e fazës së tretë për realizim të projektit “Rikonstruim të urave gjatë Korridorit 10″.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe shefi i Shtabit të KFOR-it, Reks Spitler e nënshkruan Memorandumin për mirëkuptim mes NATO-s dhe MLT-së për realizimin e projektit për “Rikonstruim të urave gjatë Korridorit 10”. 

Në fazën e tretë është parashikuar rikonstruimi i 13 urave nga Katllanova deri te qyteti i Velesit në shumë prej 8.6 milionë euro.

Ministri tha se këtë projekt do ta punojë Fakulteti i ndërtimtarisë në 2-3 muajt e ardhshëm. Gjithashtu parashikohet gjatë gushtit/shtatorit të vitit 2012 të shpallet thirrje në të cilën do të duhet të lajmërohen firma për pjesëmarrje dhe zgjedhja e kontraktuesit  të bëhet në dhjetor të vitit 2012.

Në pranverë të vitit 2013 do të fillojnë aktivitetet ndërtimore dhe do të mbarojnë në fund të vitit 2014.  

Në pyetjen për gjendjen e tmerrshme të rrugës Ohër – Strazhë dhe a do të ndërmerren masa për rikonstruimin e kësaj rruge ai tha se për këtë vit nuk janë parashikuar  mjete dhe ndoshta do të intervenohet përmes Makedonija pat  në ato momente të vogla, domethënë nuk do të ketë rehabilitim siç bëhet për momentin në Koridorin 10.

“Dua të falënderoi NATO-n për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe shpresoj se në të ardhmen do të kemi mundësi që të bashkëpunojmë në projekte të tjera”, tha Janakievski. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button