Sërish protesta të të punësuarve në “Makedonia Pat”

Punonjësit e “Makedonia Pat” për sot paralajmëruan protesta për të shfaqur revoltën që tashmë tre muaj nuk kanë marrë rrogë, nuk u janë paguar shtatë kompensime të terrenit, ndërsa për këto probleme, nuk janë pritur prej asnjë përfaqësuesi qeveritar. Askush prej tyre nuk dëshironte të dëgjojë për kërkesat e tyre, ndaj përfaqësuesit e të punësuarve në “Makedonia Pat”, javën e kaluar u takuan vetëm me përfaqësuesit e disa grupeve parlamentare.

Grevistët paralajmërojnë se kryesia e ndërmarrjes u ka borxh rreth 150 milionë denarë. Ata u kërcënuan se nuk do ta ndërpresin protestën derisa nuk u paguhen të gjitha mjetet. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button