KM Liria do të udhëhiqet nga Imer Kadriu

Klubi i Mundjes “Liria” nga sot është me krytar të ri, ai është Imer Kadriu. Kështu është vendosur sot nga anëtarët e klubit më të suksesshëm shqiptar, të cilët në Kuvendin e jashtëzakonshëm që u mbajt në hapësirat e klubit, unanimisht i dhanë përkrahjen Kadriut.

KM Liria që nga viti 2010 e deri më 2017 ishte e udhëhequr nga Betim Vrenezi, i cili nga ky post u largua pasi u emërua kryetar i Federatës së Mundjes së Maqedonisë.

Sipas Vrenezit, Imer Kadriu ka qenë njeriu i duhur për këtë post, duke marr parasysh kontributin e dhënë ndër vite.

“Imer Kadriu është i ludhur ngushtë me këtë klub, pasi që ai përveq se ishte mundës aktiv, ka qenë edhe njëri prej sponsorëve më të mëdhenj që nga viti 1990. Kadriu gjithmonë ishte me ne si në të mirë ashtu edhe në të keqe, andaj uroj që ai të vazhdon me sukses udhëheqjen e klubit tonë”, tha ish-kryetari i klubit Betim  Vrenezi.

Nga ana tjetër me shumë emocion dhe lot në sy edhe kryetari i ri Kadriu mori fjalën para kuvendarëve. “Falënderoj të gjithë për besimin që ma dhatë. Në fakt unë jam pjell e këtij klubi, këtu jam rritur dhe jam zhvilluar dhe do të jem këtu gjithmonë. Me ardhjen e Betim Vrenezit në krye të klubit, u bë një revolucion. Kemi qenë unik dhe të bashkuar, për gjithçka që kemi bërë. Unë pa përkrahjen e juaj nuk mund të bëj asgjë, prandaj nëse qëndrojmë të bashkuar, s’ka dyshim se do ta dërgojmë klubin drejt një profesionalizmit edhe më të madh, deklaroi tani më kryetari i ri i KM “Liria”, Imer Kadriu. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button