Mourinho: Goli i parë ishte ‘offside’

Fillimisht për ata që nuk i dinë rregullat e pozitës jashtë loje këtu keni një sqarim të vogël: Nëse një lojtar kundërshtar është përballë portierit dhe e pengon atë të sheh lëvizjen e topit, atëherë automatikisht është pozitë jashtë loje edhe nëse ai lojtar nuk e prek fare topin – Rregull zyrtar i Pozitës jashte loje.

“Goli i parë i tyre ishte pozitë jashtë loje. Nuk ka asnjë dyshim që ky gol ishte pozitë jashtë loje, por ishte vedim i gjyqtarit. Gjithçka është në rregull”.

“Coentrao pati një mison të vështirë dhe e përmbushi atë. Unë urrej këto pyetje sepse lojtarët tjerë kanë dështuar në shumë ndeshje dhe nuk jam pyetur kurrë për këtë gjë”.

“Unë jam optimist pasi në ndeshjen kthyese kemi mundësi për 1-0, 2-0, 3-1 apo edhe 2-1 me vazhdime. Ne duhet të pranojmë këtë pasi është gjë normale, jemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”.

“Unë mendoj se ne nuk e merituam humbjen, por e morrëm këtë gjë”, potencioi Mourinho./lajmesport

Lajme të ngjashme

Back to top button