Kondoliza Rajs: Maqedonia e gatshme për NATO

Unë jam për integrimin e secilit vend evropian që është i gatshëm, e mua më duket se Maqedonia është e gatshme, porositi ish-sekretarja shtetërore e SHBA-ve Kondoliza Rajs duke folur në tribunën e organizuar nga Fondacioni “Heritixh” në temën “Lidershipi: Roli kyç i politikës së jashtme amerikane” në Uashington, SHBA.

“Gjatë kohë e kam bindjen se NATO duhet të mbetet e hapur për secilin vend demokratik evropian që dëshiron të bashkangjitet, meqë NATO nuk është klub ekskluziv, por duhet të jetë mekanizëm kolektiv i sigurisë për demokracitë dhe duke pasur parasysh këtë, ne bënim shtypje që të integrohen një numër i madh i shteteve të Evropës Lindore, që në atë kohë ishte e pamundur që të bëhet”, thekson Rajs duke iu përgjigjur pyetjes së kryetarit të Diasporës së Bashkuar Maqedonase Meto Kolovski për vështrimin e saj të perspektivës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button