Anulohet gjykimi për vrasjen e maturantit Muhamedali Jashari

Anulohet procesi gjyqësor kundër 3 pjesëmarrësve në vrasjen e Muhamedali Jasharit, që duheshe të fillon sot në mëngjes. Mungoi njëri nga avokatët e paditurve të mitur, dhe për atë shkak u anulua procesi gjyqësor për të  miturit që morën pjesë në rrahjen e maturantit Muhamedali Jasharit.

Derisa prindërit e të ndjerit refuzuan të japin deklaratë  për shkak të shqetësimit dhe revoltit kundër anulimit të procesit gjyqësor, u deklarua njëri nga përfaqësuesit e prindërve të të ndjerit.

“E rëndësishme për prindërit është të konfirmohet e vërteta, se a ka pasur ndonjë motiv që të bëhet vrasje ose shkaktim i lëndimeve trupore që do të vërtetohet gjatë seancës. Besojmë në këtë përbërje të gjykatës që objektivisht do ta zhvillon procesin, do t’i vërteton faktet dhe në bazë të tyre do të ndërmerr vendim të ligjshëm dhe të drejtë. Babai dhe nëna e të ndjerit janë qytetarë  të ndershëm dhe moralshëm të Republikës së Maqedonisë, ashtu që atyre u dhemb zemra të dëgjojnë moralet apo arsyet e vdekjes së djalit të tyre nga vrasësi deri sa i ndjeri ishte absolutisht i pafajshëm”, deklaroi njëri nga përfaqësuesit e prindërve të të ndjerit.

Ashtu siç kishin paralajmëruar në protestën paqësore morën pjesë edhe nga iniciativa qytetare “Së bashku për paqe”.

“Iniciativa qytetare  ”Së bashku për paqe” kërkon që të kyçen të gjitha anët , të jenë të përgjegjshëm që pas këtyre dy anulimeve të procesit sepse besojmë se në këtë mënyrë ata na dërgojnë shume porosi të këqija, çdo kriminel mund të shkaktojë krim dhe pastaj të mbetet në liri dhe të mbetet i padënuar. Besojmë se organet gjyqësore do t’a ndriçojnë rastin dhe do të miratojnë vendimin ligjor. Nuk besoj se me këtë anulim po kënaqet drejtësia. Kërkojmë si iniciativë qytetare që sa më shpejtë që është e mundshme të zgjidhet ky rast dhe në interes të drejtësisë, kërkojmë dënim të përshtatshëm për krimin e bërë nga i padituri”, deklaroi  Zoran Stojkovski nga iniciativa qytetare   “Së bashku për paqe”.

Vazhdimi i procesit gjyqësor është caktuar për 4 maj./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button