Në krye të KRD-së zgjidhet Zoran Trajçevski, anëtari më i ri i tij

Gjatë gjashtë viteve të ardhshme Këshillin Radiodifuziv do ta udhëheq Zoran Trajçevski. 

Trajçevski  para se të bëhej anëtarë i KRD-së ishte drejtor i Agjencisë për komunikime elektronike, ndërsa erdhi në krye te KRD në vend të kryetarit Zoran Stefanovski, të cilit i skadoi mandati.

Trajçevski u zgjodh me votat e 12 nga 15 anëtarët e pranishëm në mbledhje, dhe ishte propozim i anëtares Allma Mashoviç.

Përveç kryetarit të deritanishëm Stefanovski, mandati u skadoi edhe dy anëtarëve të tjerë, Tome Gruevski dhe akademik Ali Aliu.

Ata do të zëvendësohen me tre të rinj, Vasko Petreski, Salajdin Xhezairi dhe Antonio Jovanovski.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button