Ehud Barak, kurrë nuk kam deklaruar se nuk do ta sulmojmë Iranin

Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak thotë se asnjëherë nuk u ka premtuar Shtetzeve të Bashkuara të Amerikës se nuk do ta sulmojnë Iranin deri sa janë duke u zhvilluar bisedimet për axhendën nukleare të Iranit.

Barak deklaroi se presioni diplomatik për të arritur një kompromis  të mundshëm për programin bërthamor të Iranit është vetëm humbje kohe.

Ai thotë se bisedime me Sh.B.A.të ka por se nuk është arritur ndonjë vendim konkret, ka deklaruar ministri izraelit i mbrojtjes Barak,  për radion e ushtrisë.

Izraeli vazhdon të argumentojë se një Iran nuklear do të paraqiste kërcënim, dhe se nuk do ë lejonte atë të arrijë deri te arma bërthamore.

Marrë nga: Dawn.com world

Lajme të ngjashme

Back to top button