SHBA-ja ka angazhuar 2,000 ushtarë në fitoren kundër Shtetit islamik në Siri

Armata amerikane ka rreth 2.000 ushtarë në Siri, të cilët në periudhën e fundit luftuan kundër Shtetit Islamik dhe trajnuan grupe lokale të armatosura.

SHBA-ja deri më tani e ka konfirmuar praninë e rreth 500 ushtarëve, para së gjithash në pjesët veriore, kurde të vendit. Por, disa burime në Pentagon për mediat amerikane paralajmëruan se numri është shumë më i madh dhe se tani, pas fitores ndaj Shtetit Islamik, aktivitetet e SHBA-së do të paralajmërohen në tërësi. Pas fitores së Rakas, kryeqyteti i SHI-së, presidenti Donald Tramp iu drejtua kombit duke e paralajmëruar fundin lëvizjes brutale islamike.

Për dallim nga disa shtete tjera të cilat kanë intervenuar në Siri, si për shembull Rusia, SHBA-ja nuk iu jep shumë publicitet operacioneve të saja në shtet. SHBA-ja ishin larg angazhimit më intensiv në Irak, ku në bashkëpunim me armatën e Qeverisë irakiane dhe kryeministrin Hajder al Abadi, i dëbuan luftëtarët e SHI-së nga hapësirë të madhe në pjesën qendrore dhe veriperëndimore të Irakut, duke e pushtuar qytetin e Mosulit pas luftimeve disa mujore. SHBA-ja konfirmoi se në Irak kanë mbi 5.200 ushtarë të cilët marrin pjesë në luftimet ose e trajnojnë armatën irakiane.

Shumica e ushtarëve amerikanë në luftën kundër SHI-së janë njësite speciale dhe oficerë të obliguar për koordinimin e sulmeve artilerike, ajrore dhe me dron ndaj pozitave islamike. Në një rol të ngjashëm, SHBA-ja ka edhe 11.000 ushtarë në Afganistan dhe së shpejti planifikon të dërgojë edhe 4.000 ushtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button