Pas shtatë viteve Velia Ramkovski dhe të punësuarit u kthyen në A1 për të rikujtuar sulmin e 25 nëntorit (VIDEO)

Pronari i televizionit A1, Velia Ramkovski dhe ish të punësuarit në këtë televizion sot u mblodhën para hapësirave të televizionit që ta shënojnë 7 vjetorin e sulmit brutal të policisë, njofton Portalb.mk.

Para selisë së A1 u mblodhën 60 persona dhe e panë se në çfarë gjendje janë hapësirat. Pas shkatërrimit në hapësira mund të vëreheshin vetëm dritaret e thyera, mbaturinat dhe rrënojat.

Fjalim mbajti Ramkovski, i cili tha se të paktën një ditë në vit, gjegjësisht me 25 nëntor duhet të rikujtojmë se çfarë ka ndodhur në vitin 2010, që të mos përsëritet.

“A1 nuk është harruar. Televizionet tjera kishin një pikë referimi, kishin kah të lëvizin. E zhdukën A1-shin e humbën edhe biznesin televiziv dhe gazetaresk. Nga 20 milionë euro rranë në pesë-gjashtë milionë euro”, tha Ramkovski.

“T’i përveshemi krahët që të mos përsëritet. Këtë vetëm një mendje e sëmurë e bën. Shtatë vite është periudhë e gjatë, ndërsa koha bën që të harrohen githa. A1 nuk është harruar sepse shikuesit kanë pasur krahasimin. Për atë nuk është harruar dhe tejkaluar, A1 ishte pikë referimi, televizionet tjera kishin kah të lëviznin. Për mua pas burgut fillon një jetë e re. Kam dalë dhe tani jam si në paqe, i gëzohem jetës që kam shumë punë dhe do të punoj” tha Ramkovski.

Ndryshe, përpara 7 vjetëve, më 25 nëntor të vitit 2010 ka ndodhur sulmi i parë ndaj televizionit më të shikuar në Maqedoninë e pavarur, Televizioni A1, njofton Portalb.mk.

“Televizioni A1 u rrethua nga forcat policore, veturat dhe xhipat e policisë të cilët e kanë bllokuar televizionin. Të gjithë gazetarët dhe inçizuesit e Televizionit A1 nuk mundin të punojnë dhe iu ndalua lëvizja e lirë. Përfaqësuesit e policisë ende janë para derës së Televizionit A1. Qëndroni me ne sonte…”, ka njoftuar në natën e 25 nëntorit të vitit 2010, Televizioni A1.

Kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski, i ka ftuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë, që “informatat që vijnë nga Televizioni A1 si dhe gazetat, Vreme, Koha dhe Koha e Re, t’i marrin me rezervë serioze”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button