Situata e tensionuar, presidenti shqiptar viziton Maqedoninë

Presidenti shqiptar Bamir Topi sot do të qëndroj në Shkup, lajmin e bëjnë të ditur mediat e Shqipërisë.

Topi, sipas mediave shqiptare, sot arrin në Shkup në një vizitë të paparalajmëruar pas situatës së tensionuar dhe marrëdhënieve të acaruara mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

Ai ndërsa nesër do të takohet me homologun e tij, presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me kryeministrin Nikolla Gruevski si dhe me kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski. 

Topi do të zhvillojë takime dhe me liderët shqiptarë të BDI-së, Ali Ahmeti dhe me Menduh Thaçin e PDSH-së, Menduh Thaçi, si dhe me liderin e LSDM-së maqedonase Branko Crvenkovski.

Në qendër të diskutimeve që presidenti shqiptar do të zhvillojë me autoritetet maqedonase, pritet të jetë pikërisht situata e krijuar së fundmi.  

Vizita Topit në Maqedoni bëhet në një moment delikat, pasi situata mes maqedonasve dhe shqiptarëve është tensionuar së tepërmi. 

“Vizita e presidentit Bamir Topi në Maqedoni është bërë shkak për shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e parashikuar për ditën e sotme” shkruan Lajmifundit.

Në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë krahas tenitimeve tona, nuk ishin të kapshëm për të konfirmuar vizitën eventuale të presidentit Topi në Maqedoni./Lajmeshqip.com

Lajme të ngjashme

Back to top button