Pse shkrimtarët e artistët s’duan njëri-tjetrin

Kemi parë e ndëgjuar shumë gjëra, të mira e të këqia, të bukura e të shëmtuara, dashurira e tradhëtira, ama urrejtje e xhelozira më të mëdha sesa shkrimtarët, artistët e letrarët s’kemi parë e ndëgjuar.

Interesant, sa se duan, sa se durojnë njëri-tjetrin, aq armiqësor janë mes vete jo që rrinë hidhërruar, folin keq ndaj njëri tjetrit, por edhe të kacafyten mes veti. Shkruajnë për paqë, vet paqêsor s’janë; shkruajnë për lirinë, vet sa robërues janë; shkruajnë për dashurinë, vet tradhëtojnë; shkruajnë për patriotizëm, vet nuk sakrifikohen; kritikojnë të pamoralshmit, vet ani se bëjnë amoratitet; e luftojnë ashpër egoizmin, më egoistë se ata s’ka; merren me shkrime e poezi, po krijimet e të tjerëve s’i duan fare, përveç të vetave. Mbahen të mençur, e bëjnë veprime budallenjësh. Bëhen se janë elitarë, e populli i llogaritë si fundërrina, pse, pse se durojnë njëri tjetrin?

Se sa respektohen e duhen shkrimtarët mes vete marrim si shembull argumentues, dy kolosët e lëtërsisë së sotme shqiptare: Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin. Edhe pse kanë banuar afër, kanë qenë fqinjë duke jetuar në Tiranë në të njëjtën ndërtesë, njëri kat më poshtë, tjetri një kat më lartë, plus kanë qenë së bashku anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, po kurrë s’kanë thënë e shkruar fjalë miradie ndaj njëri tjetrit. Keni ndëgjuar ndonjë intervistë të Dritëroit të flasë për veprën e Kadaresë, jo, po ndonjë qasje poetike e prozaike të Dritëroit për veprat e Kadaresë, jo. Po Kadarenë keni ndëgjuar e lexuar diç se ka folur e bërë ndonjë vështrim letrar për Dritëroin, hiç fare. Edhe me vdekjen e Dritëroit, ne të gjithë ngushëlloheshim njëri me tjetrin për shuarjen e jetës së tij, kurse nga Kadare asnjë letër ngushëllimi drejtuar familjes së Dritëro Agollit. A s’është shembull jo human e i keq për shkrimtarët e rinjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button