Kokainë në shishen e fëmijës 14 muajsh, arrestohet shqiptari

Autoritetet italiane kanë arrestuar në Siena një shqiptar, 32 vjeç, për shpërndarje të lëndës narkotike, transmeton Durreslajm.al.

Shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, iu sekuestruan në makinë dy pako me kokainë, 50 gramë secila.

Pas kontrollit tjetër në shtëpinë e 32-vjeçarit u bllokuan edhe 112 gramë kokainë, të ndara në dy pako me nga 50 gramë kokainë secila, si dhe 12 gramë të tjera të fshehura në shishen e termosit të fëmijës 14 muajsh.

Policia kishte kohë që ndiqte lëvizjet e shqiptarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button