ITKSH zhvillon tryezë të rrumbullakët shkencore

Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve-Shkup organizon tryezën e rrumbullakët shkencore me temë “Identiteti shqiptar dhe roli i trashëgimisë kulturore në mbrojtjen e tij”.

Tryeza do të mbahet sot  në ambientet e Institutit , në ish objektin e Ambasadës amerikane në Shkup.

Pas përfundimit të debatit, studiuesit pjesëmarrës do të firmosin Memorandumin për mbrojtjen, avancimin dhe afirmimin e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve nga ana e institucioneve kompetente të shtetit.

Në këtë tryezë do të marrin pjesë studiues shqiptarë nga Instituti dhe universitetet e tjera të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button