KKSHA u bën thirrje shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve për të ruajtur qetësinë e tyre

KKSHA u bën thirrje si shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve për të ruajtur qetësinë e tyre në këtë moment të vështirë, për të lejuar autoritetet e drejtësisë për të zbardhur vrasjen e pesëfishtë.

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) me bazë në Uashington ka lëshuar një deklaratë lidhur me vrasjet që ndodhën në afërsi të Shkupit në të cilën, mes tjerash bën thirrje shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve për të ruajtur qetësinë dhe për të lejuar autoritetet e drejtësisë për të kryer detyrat e tyre dhe për të sjellë autorët para drejtësisë.

“KKSHA i dënon ashpër aktin kriminal që sollën vdekjen tragjike të pesë personave dhe e quan këtë akt të pakuptimtë në mënyrën më të fuqishme. Sot, më shumë se kurrë duhet që t’i jepet fund krimeve të tilla, dallimeve politike me motive etnike dhe të ketë mirëkuptim dhe tolerancë. Mbasi këtu varet edhe Integrimi i ardhshëm i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, pra varet nga shqiptarët etnikë dhe maqedonasve që jetojnë dhe punojnë në mënyrë harmonike, thuhet në deklaratën e KKSHA-së.  

Këshilli përmes komunikatës ka shprehur ngushëllimet për familjet e pesë njerëzve të vrarë në bregun e liqenit të Hekuranës – Smilkovc dhe dënon këtë akt të pakuptimtë në mënyrën më të fuqishme.

“KKSHA u bën thirrje si shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve për të ruajtur  qetësinë e tyre në këtë moment të vështirë, për të lejuar autoritetet e drejtësisë për të kryer detyrat e tyre, dhe, për të sjellë autorët para drejtësisë. Ne përshëndesim udhëheqjen politike të Shqipërisë dhe Kosovës, që kanë ofruar mbështetjen e tyre të plotë për të zgjidhur këtë çështje. Mbasi edhe vetë  Integrimi i ardhshëm i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike varet nga shqiptarët etnikë dhe maqedonasve që jetojnë dhe punojnë në mënyrë harmonike”, thuhet në fund të deklaratës së KKSHA-së. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button