Gjatë rrahjes bashkë me policët bie nga ballkoni

Mbrëmë pas orës 18.00 në fshatin Tromegjë, të banuar kryesisht me maqedonas dhe serbë , e kanë pësuar dy policë të këtij sektori. 

Policia i është përgjigjur thirrjes së F.N. 32 vjeç, e cila ka alarmuar policinë për mal

tretimet që po ia bënte ish bashkëshorti S.N. i cili kishte ardhur në gjendje të alkoolizuar . 

Andaj , S.N. i revoltuar nga prezenca e policëve ka filluar zënkën me dy policët dhe në një moment gjatë përleshjes ,  që të tre bien nga ballkoni prej një lartësie 1.70 cm. 

S.N. nuk është qetësuar as pas rënies dhe ka filluar të vazhdojë rrahjen me policët, me ç’rast megjithatë policët kanë arritur ta prangosin dhe ta dërgojnë në stacionin policor në Kumanovë. 

Pas kësaj të dy policët dhe S.N. janë dërguar për intervenim mjekësor në spitalin e qytetit, ku njëri prej tyre është ndaluar për kurim të mëtejmë. 

Pas sqarimit të tërësishëm të rastit, ndaj S.N. pritet të shtrohet kallëzim penal.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button