Një peticion në mbështetje të kërkesës së Kishës Maqedonase, dërguar Kishës Bullgare

Intelektualët bullgarë kanë nisur një peticion në mbështetje të kërkesës së Kishës Ortodokse Maqedonase, e cila kërkon nga patriarkana bullgare ta pranojë atë si si-bijë dhe të njoh autoqefalinë e saj, raporton a1on.mk.

Intelektualë, shkencëtarë, gazetarë dhe pasues të familjeve të mirënjohura maqedonase i kanë bërë thirrje Kishës Ortodokse Bullgare të pranojë kërkesën ndërsa qëllimi i peticionit është që shoqëria të shpreh mbështetjen e saj për Kishën Ortodokse Bullgare në këtë proces, përcjell Portalb.mk.

Ne jemi të vetëdijshëm se problemi i njohjes së pavarësisë së Kishës Ortodokse Maqedonase është një çështje që nuk është e lehtë për të zgjidhur, përndryshe hierarkia e saj nuk duhej të gjendej në izolim për më shumë se 50 vjet. Por ne vlerësojmë se Patriarkana bullgare ka të gjitha bazat edhe historike edhe kanonike, ti ndihmoj vëllezërit tanë në Maqedoni, gjegjësisht kishën e tyre për të pasur vendin e saj në familjen e kishave ortodokse, thuhet në letrën e nismëtarëve të peticionit drejtuar patriarkut bullgar Neofitit dhe Sinodit të Shenjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button