Rini e humbur – gjeneratë e djegur nga lufta brenda sojit!

U bë një periudhë e gjatë që sa herë nisë të shkruaj dhe të shpreh mllefin tim kundrejt gjendjes në të cilën jemi, vjen një moment kur situata qetësohet dhe sikur më jep shpresë që gjërat po kthehen për së mbari dhe e ardhmja nuk është edhe aq e zymtë sa ç`duket kohë pas kohe. Kur isha edhe më i ri më kujtohet se si herë pas here rastiste që të lexoja shprehje si ,, rini e humbur ‘’ apo ,, gjeneratë e djegur ‘’ që më të vjetrit me keqardhje i referoheshin rinisë së tyre. Duke u ritur e duke u brumosur me lexime e biseda të riturish filloi e më bëhej gjithnjë e më e qartë që të gjithë gjenratat e kaluara qanin të kaluarën e tyre.

 Qante stërgjyshi (që qe jetëgjatë  dhe pata fatin ta njoh e të jetoj me të) për gjenratën e tij dhe kujtonte edhe gjeneratat para tij që kanë qenë edhe më keq. Tregonte për egzodin sërb që u bë mbi fshatrat e Rekës së Epër dhe si i dogjën të gjallë të gjithë ata që zunë rob, tregonte për të keqen që i panë sytë duke bredhur i dëbuar nga shtëpia, i lënë  jetim e në mëshirë të fatit. Tregonte e qante për  femijërinë që kurrë nuk ia mësoi kuptimin, për fatin e keq që e pat vetëm pse qe Shqiptar dhe në tokën e vet. Qante rininë e tij që as që mundi të mendonte ta shijonte duke bredhur rrugëve të botës për të nxjerr kafshatën e gojës. Qante për luftrat që kaluan e që kurrë të qetë shpirtin prej tyre nuk e pat dhe në sytë e tij shihja uratën :  që sytë e mijë mos shihnin atë që kishin parë sytë e tij – dhe vdiq.  ,, Rini e humbur ‘’ – ,, gjeneratë e djegur’’ !

Gjyshin as që pata fatin ta njoh, i dogjën jetën në mes të rinisë, e vranë në mënyrë tinzare për krah vajzës së tij 10 vjeçare, pas shpine, por për  të më fliste stërgjyshja që më kishte shumë  përzemër nga që mbaja edhe emrin e gjyshit tim të vrarë. Më tregonte për mundin e sakrificën me të cilën e ritën, më tregonte për jetën e rëndë, për mundim që hiqnin për ta  shkolluar, për bukën e gojës që ndanin për t’i blerë libra e fletore që ai të leçite e shkruante shqip, por ia arritën qëllimit. 

E ritën por nuk ia panë ditën, nga që shndërritja e tij ishte therëse për sytë e një regjimi që pesekutonte e diskriminonte shqiptarët, andaj dhe u munduan ta shuajn por drita që solli ai tani kishte nxjerrë dhe shkëndija të reja e ato ndriçonin çdo ditë e më shumë. E vranë pas shpine pa shijuar rininë, e futën thellë nën dhe’ larg katër fëmijëve që la jetim e sërisht në mëshirë të fatit që kursesi  nuk ju shkepet shqiptarëve. Gjyshi im Sefer Selimi la pas një histori të ndritur për të dhe të gjithë shqiptarët  por jeta e tij u dogj, pra edhe ai një ,, Rini e humbur ‘’ – ,, gjeneratë e djegur ‘’ !

 Babai im ( përpos që ishte jetim dhe fëmijë i një armiku të regjimit dhe presioni e diskriminimi për të ishte më i theksuar e më i mirorganizuar )  hoqi si shumë baballarë  e nëna  të shokëve të mijë. Përderisa shumicës nuk ju mbeti rrugë tjetër përvec valixhes së gurbetit të tjerët që vendosën të qëndronin këtu diskriminoheshin e shikoheshin si instrument eksperimentimi, herë për vllaznim-bashkim, por si vella i një babe dhe një nëne tjetër e herë si farë e keqe që duhej zdukur nga kjo tokë që me padrejtësi dikush kishte venë brenda gardhit të vet. 

Shkollimi i tyre qe sakrificë në vete, sa me mungesë kuadrosh e ambientesh mësimi e sa duke jetuar podrumeve të lagështa të Prishtinës e duke hëngër bukën me të matur që t’a ruajan  për ditën tjetër.  Realiteti social dhe politik nuk u lejonte të shijonin të mirën që ofron jeta por qenë të determinuar të ruheshin nga plumbat e nga gazi lotsjellës në protesta dhe demostrata. Së fundmi ato qenë të gatshëm njejtë sikur të parët e tyre edhe një herë të sakrifikojnë jetën duke kapur pushkën e dalë edhe një herë në luftë që përfundoi këtu e 10 vjet më parë dhe u besua që do jetë fundi i vuajtjeve dhe diskriminimit mbi popullin tim.

Sot vazhdon e jeton e dal nga dalë po i afrohet viteve të pleqërisë, pra nuk i ka mbetur dhe shumë për të shijuar atë që mund të të ofroj jeta kur je i ri. Pra edhe babai im një ,, Rini e humbur ‘’ – ,,Gjeneratë e djegur’’.

 Unë,  jam gjenerata në lule të rinisë, jamë gjenrata që nuk pata fatin ta shijoj fëmijërinë të qetë e të lumtur nga episode të së kaluarës që përsëriteshin herë pas here sa në një formë e sa në një tjetër deri sa krisi lufta e u dha kushtrimi në 2001 dhe nuk  dua  të ndalem gjërë e gjatë ta përshkruaj atë nga që të gjithë e dime atë ngjarje dhe epilogun e saj. 

Ishte shpresë, ishte një dritë e re për një të ardhme më të mirë, ishte një themel për një mur të lartë e të fuqishëm që duhej ta ndërtonim e që do na ndantë  një herë e përgjithmonë nga e kaluara, nga vuajtjet nga diskriminimi – do na jepte as më shumë e as më pakë nga ajo që na takon por që padrejtësisht na ishte mohuar me gjenrata të tëra. 

Por, ç`na ndodhi? Sa filluam e morëm pak pushtet gjakrat u nxehën, në njërën anë  ,,vëllau’’ nga nëna e babai tjetër nuk ishte mësuar që  ta ndante pushtetin e të kishte ortak të barabartë kurse nga ana tjetër vëllezërit e vërtet u bënë  ziliqar dhe kështu filloi një luftë e re! Një luftë librezash partiake e kolltuqesh komode, një luft interesash dhe përfitimiesh personale dhe ne, të rinjtë sërisht u lam në haresë e në mëshir të fatit dhe rekrutoheshim sa herë kishin nevoj për vota e fushata elektorale. 

Një luftë që tani zhvillohej brenda llojit tonë, brenda shqiptarëve, duke u ndarë e përçarë si në kohën e principatave e duke pasur çdo qytet princin e vet dhe kështu, duke u marë me zgjërimin e principatave dhe pazarllëqeve personale  haruam të kaluarën, haruam atë që na kishtë ndodhur me gjenratat e kaluara e më shumë haruam të ardhmen. 

Haruam atë mur që duhej ta ndërtonim që mos na përsëriten episodet e stërgjyshërve, gjyshit e baballarëve tanë – dhe ato, qetë qetë filluan të rishfaqen, filluan të marin zë e sot, sot janë para nesh, buçasin dhe përplasen fuqishëm me murin që haruam ta ndërtojmë e që lëkuandet  shumë e më shumë dita – ditës. 

Sot, unë sërisht jam i pafuqishëm përpara shtetit, sot unë sërisht jam i padëshiruar në shtëpinë time , në tokën time. Sot unë sërisht jamë i diskriminuar, sot sërisht ..vëllezërit’’ nga nëna e babai tjetër kërkojnë zhdukjen e farës time, kërkojnë vdekjen time dhe Princat vazhdojnë luftën brenda principatave, për libreza e për kolltuqe, ndërsa ne të rinjtë, të pafuqishëm rimë e bëjmë sehir përderisa ditët na ikin dhe e ardhmja e ndritur fillon e venitet dita ditës. 

Tani, sot më shumë se kur nëse Princat tanë nuk ndalin  luftën për zgjërimin e principatave dhe nuk i kthehen punës për ta ndërtuar atë mur që do na ndajë nga vuajtjet e së kaluarës, atëherë edhe unë me shokët e mijë jemi të prirur që të jemi një ,,Rini e humbur’’ – ,, Gjeneratë e djegur’’ e luftës brenda sojit, ndërsa Princat dalë nga dalë por sigurt do të bien nën dorën e Sulltanit!  

Lajme të ngjashme

Back to top button