Banka e Shqipërisë hedh në treg tri monedha për vitin e Skënderbeut, ja detajet

Në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Banka e Shqipërisë do të hedhë në treg jo një, por tri monedha të reja, raporton Revistaclass.al.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi emetimin e një serie monedhash përkujtimore me tematikë “550 vjet in memoriam Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1468-2018)”, përcjell Portalb.mk.

Seria do të emetohet gjatë vitit 2018 dhe do të përbëhet nga tri monedha, me vlerë emërore 200 Lekë në metal ar, 100 Lekë me metal argjend dhe 50 Lekë në metal të thjeshtë. Miratimi për shtypjen e monedhave metalike përkujtimore, është për qëllime numizmatike, në vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button