Koncert i madh humanitar në Tetovë

Mersie Iljazi e lindur më 8 janar të vitit 1991 në fshatin Brodec të Tetovës e cila ishte sëmurë që në moshën 6 vjeçare ku nga temperaturat e larta i paralizohet këmba njofton opinion mbarëshqiptarë se nga ndihmat që familja Iljazi kërkoi nga bamirësit, ka katër muaj që është operuar dhe i është nënshtruar trajtimeve  mjekësore në Schön Klinik (www.schoen-klinik.de)  në Hamburg të Gjermanisë.Operacioni ka qenë shumë i suksesshëm dhe Mersija do të kthehet në këmbë të veta në shtëpi.

Familja Ilijazi drejton një falënderim të veçantë për firmat Sun and Stars,Vezë Sharri dhe Ecolog  dhe individë të tjerë që ndihmuan që të realizohet kjo mrekulli.

Me këtë rast për nder të vajzës e cila që prej moshës 6 vjeçe nuk ka mundur të shkel në këmbë e tani në moshën 19 vjeçe do të kthehet me këmbë të veta nga Schön Klinik e Hamburgut do të organizohet koncert i madh humanitar.

Në këtë koncert madhështor i cili do të mbahet më 20 prill në Qendrën e Kulturës në ora 19 do të marrin pjesë këngëtarët Vjollca Buçaj, Fatmire Mjaku, Teuta Gërbovci, Alush Hamiti, Xhezair Elezi, Bajramali Idrizi, Jetmir Rexhepi, Elita Zyberi, Ardit Stafaj, Valon Suma. Grupi Objective, Blerim Jakupi, Liridon Durmishi, Orkestra e Qendrës për Kulturë e udhëhequr nga Prof. Jeton Pustina me grup këngëtarësh.

Pas koncertit Restoranti La Piazza në Iliria Shopping Center shtron nje darkë për të gjithë këngëtarët dhe do të ketë program muzikor nga këngëtarët pjesëmarrës në koncert.

Ky manifestim humanitar mbështetet nga:Pallati i Kulturës,Alb Saund (zërimi),Hotel Royal,Iliria Shopping Center,SECURITY-CC,TV KOHA,TV ART,TV Zëri i Çegranit,Radio Focus,Radio Bleta,Radio Fama,Restoranti Zyrich Sllatinë etj.
Çmimi i biletës është 200 denarë ndërsa mjetet e arkëtuara do të derdhen drejtpërdrejt nga xhirollogaria e Qendrës për Kulturë në xhirollogarinë e familjes Ilijazi. /portalb/


Lajme të ngjashme

Back to top button