Rrihet nga vjehrri, më pas dëshiron të vetëvritet

D.T (25) nga fshati Kozjak, komuna e Karbincit, është rrahur dhe rëndë e lënduar nga vjehrri për shkak se nuk ka ngjyrosur vezë për festën fetare të Pashkëve, shkruan gazeta Vest.

Gruja e re përfundoi në spitalin e Shtipit ku mjekët vërtetuan lëndime në duar dhe në këmbë. Pas ndihmës së dhënë mjekësore, gruaja është lëshuar në mjekim shtëpiak, por dy ditë më vonë sërish është pranuar në spital, në gjendje akoma më të rëndë. Ajo ishte helmuar rëndë, pasi në shtëpi piu një sasi të madhe të tabletave për qetësim. Mjekët në moment të fundit arritën ta shpëtojnë. Gruaja e pafat tani është në përkujdesje intensive. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button