Sulmi ndaj xhamisë në Egjipt, rritet në 235 numri i të vdekurve

 Të paktën 235 persona kanë humbur jetën në një sulm me bombë ndaj një xhamie në qytetin Arish në rajonin e Sinait në Egjipt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftohet nga agjencia zyrtare e lajmeve, 235 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 109 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit në xhaminë Ravda.

Burimet e sigurisë theksojnë se sulmi ka ndodhur pas namazit të xhumasë.

Në ndërkohë, Presidenca e Egjiptit ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

Pritet që presidenti egjiptian Abdulfettah es-Sisi të mbajë një mbledhje të sigurisë me ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Brendshëm dhe kreun e inteligjencës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button