Tiranë, gjendet i djegur në banesë një 67-vjeçar

TIRANË- Trupi i një 67-vjeçari është gjetur i djegur në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mehmet Fortuzi”, pranë maternitetit të Ri në kryeqytet. 

67-vjeçari i identifikuar si Enver Allmuça, sipas burimeve të policisë dyshohet të jetë vetëdjegur tre ditë më parë. Trupi i tij është gjetur i djegur në banesën ku ai aktualisht jetonte nga fqinjët e pallatit, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë. 

Sipas dëshmive të familjarëve 67-vjecari vuante nga probleme mendore, ç’ka dyshohet se mund të ketë çuar edhe në këtë ngjarje të rëndë. Mësohet gjithashtu se 67-vjecari ishte i divorcuar pak kohë më parë nga bashkëshortja e tij dhe jetonte i vetëm në banesë. 

Ndërkaq, policia po heton më tej për ngjarjen dhe rrethanat që kanë çuar në ndërmarrjen e këtij veprimi. /balkaweb

Lajme të ngjashme

Back to top button