Bayerni mund madrilienët në çastet e fundit

Bayerni Mynihut e mbylli me fitore ndeshjen me Real Madridin në Allianz Arena.Duket se ndeshja është vendosur faktikisht me manovrimet e trajnerëve.

Hejnkes i Bayern nuk ndryshoi asgjë në formacion që nga fillimi i ndeshjes ndërsa Mourinho ka futur në pjesën e dytë Marcelon dhe Higuainin, edhe pse pa rezultat.

Goli i parë u shënua nga Riberi për Bayern në minutën e 17 dhe më pas, ka qenë Ozil ai që barazoi për Realin në minutën e 53.

Goli i fitores për bavarezët u shënua në minutën e 90 nga Gomëz. Të dyja skuadrat kanë pasur disa raste të pastra për gol që kanë dështuar nga ndërhyrjet e portierëve respektivë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button