Strugë, sulmohet drejtori i ”Proaqua”

Drejtori i filialit të ”Proaqua” në Strugë ,Vait Ajro pohon se gjatë ditës së sotme është sulmuar fizikisht nga A.D nga fshati Shumë. Sipas Ajros shkaqet e sulmit janë të lidhura me detyrën e tij sepse me personin në fjalë nuk ka pasur raporte të tjera.

Drejtori i i ”Proaqua” Vait Ajro thotë se rastin e ka lajmëruar pranë organeve të rendit. Gjithashtu pas sulmit ai potencon se ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Strugës.

Ndërkohë edhe zëdhënësi i SPB-së në Ohër, Stefan Dimoski konfirmon se në Strugë është regjistruar një përplasje fizike në të cilën është përfshirë edhe Vait Ajro,por Dimoski sqaron se gjatë ditës së nesërme policia do të dalë me versionin zyrtar për këtë rast.

”Ne akoma jemi në proces hetimi dhe ngjarja po hetohet në të gjithë kompleksivitetin e saj.Besoj, që gjatë ditës së nesërme do të kemi një variant zyrtar për këtë rast”,pohon Stefan Dimoski, zëdhënësi i SPB-së në Ohër, në ingirenca të së cilës është edhe policia e Strugës ./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button