Autoritetet kërkojnë ndihmë nga shtetet fqinje për hetimet

Pas vrasjes së pesëfishtë në rrethinën e Shkupit, ministria e Punëve të Brendëshme e Maqedonisë ka kërkuar sot ndihmë nga shtetet fqinje për ndriçimin e këtij rasti.

Ndërkohë, pas protestave të dhunshme  mbrëmë në qendër të Shkupit, policia ka ndaluar katërmbëdhjetë maqedonas.

Ndërkohë grupe maqedonasish të rinj protestuan në mënyrë të dhunshme të hënën në qendër të Shkupit, duke hedhur gurë dhe sende të forta kundër policisë speciale.

Rreth treqind protestues u mblodhën para selisë së qeverisë së Maqedonisë me parrulla antishqiptare.

Komuniteti ndërkombëtar po e ndjek me vëmendje gjendjen në Maqedoni, ndërkohë që bën thirrje për qetësi dhe për hetime të plota të vrasjes së pesë personave. /VOA/

Lajme të ngjashme

Back to top button