Shifra të padëgjuara më parë, ja sa miliona Euro ka fituar Skënderbeu nga UEFA

Skënderbeu mbrëmjen e djeshme mori fitoren e parë për këtë sezon në fazën e grupeve të Europa Leagues.

Skuadra korçare i ka dhënë fund ëndrrës për një kualifikim të mundshëm në fazën tjetër por është ngushëlluar me të ardhurat e majme financiare, transmeton Syri.

Nënkampionët e Shqipërisë kanë arkëtuar fillimisht 3.3 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Por, përfitimet nuk ndalen këtu, pasi rezultatet pozitive të arritura në këtë fazë grupesh shpërblehen. Korçarët kanë grumbulluar pesë pikë deri tani në pesë ndeshje, duke marrë një fitore dhe dy barazime. Një rezultat i barabartë vlen 120 mijë euro dhe me dy të tilla që kanë arritur, Skënderbeu ka përfituar 240 mijë euro. Duke iu shtuar këtyre edhe 360 mijë euro që vlen fitorja, shuma shkon në 600 mijë euro vetëm nga rezultatet pozitive.

Në total përfitimet financiare të Skënderbeut shkojnë në rreth 4 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button