fbpx

“Opel”-i është vërejtur edhe më herët afër vendit të vrasjeve

Automobilin “Opel omega” të cilin e kanë shfrytëzuar vrasësit e pesë personave në fshatin Smilkovcë, afër Liqenit të Hekuranës, është vërejtur edhe më herët, informuan qytetarët të cilët janë lajmëruar në numrin falas telefonik 199, lajmëroi televizioni Alfa.

MPB e di se kush, kur, dhe prej cilit shtet të huaj është sjell opeli në vend, por nuk zbulon. Ndryshe ministrja Jankullovska sot nuk donte të zbulojë nëse vrasësit kanë lënë gjurmë biologjike në automjetin për të cilin policia pohon se ka dëshmi se e kanë shfrytëzuar vrasësit.

MPB pohon se vrasjen e kanë bërë profesionistë, ndërsa automobili me ngjyrë të theksuar të kuqe ishte lënë 10 kilometra nga liqeni. Tani për tani MPB nuk disponon me informatë nëse ndonjëri i ka ndihmuar vrasësve kur janë arratisur. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close