Si t’i kemi këmbët e lëmuara?

Të keni këmbë të lëmuara është e rëndësishme për të veshur një minifund. Depilimi ka rëndësinë e tij, pasi që qimet nuk janë shumë estetike. Për përgatitjet e ardhjes së verës dhe të zgjidhni përfundimisht problemin e qimeve të shpeshta mund të provoni depilimin definitiv.

Laseri opsione për tu vlerësuar, nëse nuk keni ndërmend të harxhoni ndonjë shifër të madhe parash dhe preferoni depilimin tradicional mund të përzgjidhni midis briskut klasik, depilimit ose kremrat depiluese.

Në çdo rast për të pasur një lëkurë të lëmuar dhe për të evituar qimet nën lëkurë, ju këshillojmë të bëni një herë në javë një piling të mirë. Mund ta bëni vetë masën me vaj ulliri dhe kripë, për të pasur këmbë të lëmuara.

Është shumë e rëndësishme ti hidratoni  këmbët me produketet e sakta dhe nëse nuk keni probleme të veçanta mund të përdorni një krem klasik që e përdorni dhe për trupin. Nëse i keni këmbët shumë të ashpra ju këshillojmë të përdorni një trajtim specifik si një krem ushqyes ose një vaj kozmetik.

Lajme të ngjashme

Back to top button