Mustafi flet për vajzën: Jam i lumtur, s’ka plane të tjera pas stërvitjes veç saj

Qendërmbrojtësi shqiptar i Arsenalit dhe Gjermanisë, Shkodran Mustafi, ka folur për ndryshimet që ka pësuar pas lindjes së vajzës së tij dhe ndjenjën për t’u bërë prind. Shkodran Mustafi mund të jetë në nivelin më të lartë pasi shënoi në derbin e Londrës, por thotë se kjo nuk është asgjë në krahasim me të qenit baba, transmeton albinfo.ch.

Ai i ka thënë faqes zyrtare të klubit se ai tashmë është tejet i kufizuar që nga lindja e vajzës së tij, por thekson se ka qenë një përvojë e “veçantë”.

“Është e mirë, e dua, por në anën tjetër, të ndryshon shumë. Pra, duhet të jeni të përgatitur për diçka të tillë, nuk është diçka e lehtë, kërkon shumë kohë, shumë energji, por në fund ju jep diçka vërtet të veçantë, kështu që unë jam i lumtur”, ka thënë Mustafi.

Ai thekson se tani duhet të kujdeset pothuajse 24 orë për vajzën dhe e harron atë vetëm kur është në stërvitje ose në ndeshje. “Ndryshimi më i madh ka qenë për 25-vjet, deri tani gjithçka ishte për mua dhe tani është e gjitha për të, kështu që nëse bëni plane apo mendoni se pas stërvitjes do të shkoni në shtëpi, do ta bëjë këtë apo atë dhe në momentin që do të arrini në shtëpi, papritmas ajo qan. Ju duhet ta mbani atë, duhet t’i jepni qumështin dhe planet tuaja nuk kanë vlerë më asgjë”, ka deklaruar Mustafi për arsenal.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button