“Katimerini”: Takimi me Nimicin shenjë për vazhdimësi të klimës pozitive

Takimi mes përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara për kontestin me emrin, Methju Nimic, i cili është caktuar për më 11 dhe 12 dhjetor në Bruksel është shenjë për vazhdimësinë e klimës pozitive që është krijuar në marrëdhëniet midis dy vendeve pas ndryshimit të pushtetit në Maqedoni, shkruan gazeta greke”Katimerini”.

Samiti i ardhshëm i NATO-s, që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel paraqitet në funksion të ndonjë kornize kohore, e cila  e lëviz zgjidhjen e kontestit dhe arritjen e zgjidhjes të pranueshme të ndërsjellë. Maqedonia shpreson se më në fund do të hapet rruga  që të bëhet anëtare e Aleancës.

Ministri grek i Punëve të  Jashtme Nikos Koxias disa herë ka përmendur se çështja do të zgjidhet në gjysmën e parë të vitit 2018, duke paralajmëruar se në qoftë se kjo nuk do të ndodhë do të ketë vështirësi më të mëdha.

“Nëse nuk zgjidhet kontesti do të ketë më shumë vështirësi. Nëse zgjidhet nevojiten tre deri në katër muaj për procedura burokratike në KB. Kështu që e gjithë kjo do të përfundojë  deri në fund të vitit 2018. Në vitin 2019, do të fillojnë zgjedhjet presidenciale në vendin fqinj, në verën e vitit 2019 ne do të kemi zgjedhje, deklaroi para pak kohe Koxias.

Mediat greke komentojnë se çështja është nëse ndryshimi i pushtetit në Maqedoni nënkupton edhe ndryshim të qëndrimit.

Të dy vendet shton gazeta, zbatojnë masa për ndërtimin e besimit, përmes hapave të vegjël dhe të lehtë, por simbolikë dhe shumë të dobishëm.

Në këtë kontekst, komentojnë mediat greke është i dukshëm edhe qetësimi i pasioneve, rreth axhendës së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski rreth projektit Shkupi-2014.

Ndryshe, Greqia dhe Maqedonia kanë çështje të hapur për emrin që nga pavarësimi i Maqedonisë në vitin 1991. Në vitin 1995, Kombet e Bashkuara u bënë ndërmjetës në zgjidhjen e emrit duke dërguar person special si mediator. Deri më sot, ndërmjetësimi nuk ka sukses. Greqia pretendon se shteti i Maqedonisë është duke e përdorur emrin e regjionit verior grek i cili mban emrin Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button