fbpx

Për Mitrovicën do të protestohet në Prishtinë

Kuvendi i OJQ-ve të Kosovës fton gjithë qytetarët nga mbarë Kosova që të martën me 24 prill 2012, nga ora 11.59 – 12.59, të protestojë qetas dhe me heshtje në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

 “Akti i fundit terrorist mbi familjen e Selver Haradinajt në veri të Mitrovicës tregoi se terrorizmi po troket në dyert kosovare. Pavarësisht përkatësisë etnike, politike, sociale e kulturore të terroristëve apo viktimave, Kosova duhet të reagojë si një shoqëri e pjekur dhe demokratike që i thotë STOP kësaj të keqeje të madhe”, thuhet në njoftim.

“Protesta do ta ketë vetëm një parullë: STOP TERRORIZMIT dhe asnjë parullë tjetër. Në protestë nuk do të ketë asnjë lloj flamuri dhe askush nuk do të mbajë fjalim”.

“Kuvendi i OJQ-ve të Kosovës nga sot e deri një ditë para protestës mbetet i hapur për të gjitha OJQ-të, partitë politike, institucionet, mediat, intelektualët, veprimtarët dhe individët e tjerë me ndikim që të bëhen bashkë-organizatorë të kësaj proteste”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga kryetari i Kuvendit të OJQ-ve të Kosovës, Nexhmedin Spahiu./Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close