Audi dhuron vetura të reja për yjet e Realit: Ramos e CR7 zgjedhin më të shtrenjtit – Carvajal fiton garën me formula (Foto)

Yjet e Real Madridit kanë përjetuar një gëzim të madh nga sponsori sponsor i klubit, marka e njohur e veturave Audi, që ua ka dhuruar atyre nga një makinë të re.

Cristiano Ronaldo ka thyer rekordin e tij për gola në Ligën e Kampionëve gjatë fitores së thellë 6-0 ndaj Apoelit të martën mbrëma dhe ishte ai që zgjodhi të merrte motorin më të fuqishëm që Audi mund t’i ofronte lojtarëve, transmeton Telegrafi.

32-vjeçari portugez ka zgjedhur modelin Audi RS7, i cili ka mbi 600 kuaj-fuqi dhe çmimi i tij real në treg është pak më shumë se 150 mijë funte apo rreth 200 mijë euro.

Menaxheri i klubit Zinedine Zidane zgjodhi për modelin tjetër të shpejt të Audisë, tipin RS6, të ngjashëm për nga fuqia e motorin me Ronaldon.

Kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos zgjodhi modelin më të shtrenjtë të dhuratave. Modeli Audi R8 Spyder, i cili kushton mbi 200 mijë euro u bë i spanjollit.

Dy nga yjet e tjerë të Realit, Gareth Bale dhe Isco, shkuan për diçka pak më të ndjeshme dhe komode.

Audi Q7 Sport tipi xhip – me më shumë vend dhe komoditet për yllin nga Uellsi, veturë kjo që ka vetëm 272 kuaj-fuqi dhe kushton pak më shumë se 70 mijë funte.

Megjithatë, disa nuk ishin aq me fat. Mesfushori qendror Dani Ceballos dhe kroati Mateo Kovacic morën motorin më të lirë, duke përfunduar në modelin bazë të Q7 Sport.

Lojtarët e Mbretërve nuk u kthyen në shtëpi pa bërë një garë të vogël duke përdorur imituesin e Formula E të Audisë.

Dani Carvajal doli si fitues, me Ramosin dhe Marco Asensio që përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button