Josipoviç falënderon shqiptarët për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë

Edita Tahiri-Zëvendëskryeministrja për politikë të jashtme dhe siguri nacionale, , e cila gjendet në Kroaci në një vizitë zyrtare, u takua sot me Presidentin kroat z. Ivo Josipovi?.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri njohu Presidentin Josipovi? me progresin e përgjithshëm të shtetit të Kosovës si dhe përparimet substanciale në integrimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës. Ajo tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për jetësimin e vizionit euroatlantik të Kosovës dhe po punojmë për ndërtimin e një shteti modern në interes të të gjithë qytetarëve duke siguruar se Kosova është një partner serioz në planin ndërkombëtar dhe rajonal.

Presidenti Josipovi? rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të shtetit kroat për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës si dhe premtoi mbështetje dhe këmbim përvojash në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Në këtë takim u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Kroacisë si dhe u shpreh gatishmëria e përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë, me theks në fushën e diplomacisë, ekonomisë, energjetikës e bujqësisë.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se është interes strategjik i rajonit që sa më parë të ndodhë integrimi në strukturat euroatlantike i të gjitha shteteve të Evropës Juglindore. Po ashtu u vlerësua rëndësia e kultivimit të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal.

Në këtë takim, Presidenti kroat Josipoviç shprehu mirënjohje për kontributin e shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë, ndërkaq zëvendëskryeministrja Tahiri “vlerësoi se pakicat kroate dhe shqiptare kanë vlerë të veçantë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”thuhet ne njoftimin për medie./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button