SHGM apelon mos të nxitet dhuna!

Duke e gjykuar vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dërgoi apel dhe te mediet mos të krijojnë tensione përmes spekulimeve të ndryshme.

“U bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi të raportojnë në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme në lidhje me vrasjen në fshatin e Shkupit Smillkovcë. Apeloj deri te gazetarët mos të publikojnë informata të pavërtetuara dhe mos të spekulojnë për autorët eventual të kësaj vrasjeje. Kërkoj mos të keqpërdoret dhimbja e familjeve të viktimave dhe mos të nxitet dhunë ndër-etnike” thuhet në komunikatën e kreut të SHGM-së, Naser Selmani.

“Ata që i kanë vrarë të pesë shkupjanët kanë vetëm një emër – vrasës të pamëshirshëm, të cilëve shteti juridik duhet ti gjykojë. Qytetarët e Maqedonisë, janë të bashkuar sa i përket dënimit të të kësaj vrasje makabre sepse janë të bindur se vrasësit nuk qëlluan vetëm mbi këta njerëz të pafajshëm, por dhe mbi paqen dhe të ardhmen e Maqedonisë” përfundon Selmani. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button