Zimbabve: Inaugurimi i presidentit të ri Mnangagwa

Emmerson Mnangagwa do të betohet si president i Zimbabves, pas shkarkimit të Rober Mugabes dhe qeverisjes së tij autoritative gati dyzet vjeqare, përcjell REL.

Ish-nënkryetari që ishte dëbuar nga vendi, është rikthyer të mërkurën, për tu inauguruar në Harare.

Shkarkimi i tij këtë muaj, bëri që partia në pushtet Zanu PF, dhe ushtria të intervenojnë në largimin e Mugabes.

Opozita i ka bërë thirrje, Mnangagwas, i cili ishte pjesë e elitës në pushtet, t’i japë fund “kulturës së korrupsionit”.

Lajmi për largimin Mugabes nga pushteti, u prit me festë në gjithë vendin.

Mugabe njoftoi për largimin e tij, përmes një letre që u lexua në parlament, pasi ai refuzonte të lindte pushtetin në mënyrë paqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button