fbpx

Dieta me çaj: Për katër ditë dy kilogramë më pak

Çaji nxit humbjen në peshë dhe e pastron organizmin nga helmet, e nëse konsumoni sasi më të shtuar të pemëve dhe erëzave, atëherë kilogramët do të shkrihen më shpejtë. Gjatë ditës duhet të konsumoni rreth dy litra çaj.

Tentoni që për kafjall dhe për darkë të konsumoni sasi të mjaftueshme të vitaminave, të cilat do të ju dhurojnë sasi të mjaftueshme të energjisë, si dhe do të jua rregullojnë disponimin. Kur të ju kaplojë uria, mos u kapni për ushqimet e grimcuara, por merrni 100-150 gramë pemë të freskëta.

Derisa mbani dietë, mund të ushqeheni si zakonisht, por gjithsesi të keni kujdes të mos e teproni me konsumimin e ëmbëlsirave, as të alkoolit. Ushqimin që e përgatitni le të jetë pa yndyrë nga ushqimet me prejardhje nga kafshët. Gjatë kohës së dietës zakonisht konsumoni shujta të vogla.

Çaji kinez

Për një gotë: 1 qese çaj kinez dhe 1 qese lëng limoni. Përgatitja: qesen e çajit e valoni me ujë të nxehtë, e lini të qëndrojë për pesë apo dhjetë minuta, më pas e erëzoni me lëng limoni. Ky çaj kinez, duke iu falënderuar përqendrimit të lartë të polifenoleve që ka, është në gjendje t’i luftojë kilogramët e tepërt.

Çaji nga hithrat

Për një gotë: 1 qese çaj nga hithrat dhe pak vanilje. Përgatitja: qesen e çajit e valoni me ujë të nxehtë dhe e shtoni vaniljen. Mund ta konsumoni menjëherë pas 15 minutave. Hithrat janë të pasura me proteina, kalcium, vitamina dhe hekur. E përshpejton tretjen, prandaj edhe ndikon në mbipeshë.

Çaji i gjelbër me xhenxhefil të freskët

Për një gotë: 1 xhenxhefil, 1 qese me çaj të gjelbër, pak lëng limoni. Përgatitja: pastrojeni xhenxhefilin dhe priteni imët. Përziejeni me një lugë çaj të gjelbër, e valoni me ujë të nxehtë dhe lëreni të qëndrojë për nja katër minuta. Rrënja e xhenxhefilit është shumë e pasur me vitamina të shumta dhe vaj eterik. Përmban substanca që i ndihmojnë infeksionet dhe e përmirëson tretjen.

Përzierje e çajit me perime

Për katër persona nevojiten: 2 qese me çaj të bardhë, kripë, 125 g oriz, 200 g borania, 100 g karota, 100 g kungulleshka, 2 lugë vaj, 30 g fara të lirit, 2 lugë lëng limoni, 1 lugë sheqer, 2 lugë soja.

Përgatitja: dy qeset e çajit i valoni me 400 ml ujë të nxehtë dhe i lini ashtu për 10 minuta. Orizin qërojeni në 350 ml çaj, e po ashtu qërojini edhe boranitë. Në vaj piqni farat e lirit, nxirrni nga aty dhe shtoni edhe perimet. Shtojeni pjesën tjetër të çajit dhe farave, erëzojeni me erëzat tjera./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close