Nesër tubim paqësor para gjykatës së Shkupit, drejtësi për të ndjerin Jashari

Në rrjetin social Fejsbuk disa dhjetëra qytetarët kanë konfirmuar prezencën e tyre në tubimin e nesërm (18.04.12) në ora 09:00 paqësor para Gjykatës Themelore Shkup 1, në Shkup në mbështetje të familjes Jashari.

Qëllimi i tubimit është të kërkohet drejtësi në ditën e seancës gjyqësore kur merr pjesë familja Jashari djali i të cilëve u vra një vit më parë duke tentuar të ndalojë ikjen e kryerësit të dhunës ndaj nxënësit Darko Ançev. Jashari u vra duke kryer të ashtuquajturën burgosje civile, në oborrin e Shkollës së Mesme të Ndërtimtarisë. 

Prokuroria ngriti padi kundër vrasësit duke definuar veprën si lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekjeprurëse, me sqarimin se shkaku i vdekjes së Muhametaliut, përpos goditjes së dhënë janë edhe cilësitë fizike (puberteti, etj.). Vrasësi ka vrarë Muhametaliun, duke i rënë me gur nga një distancë e shkurtër, në pjesën rreth zemrës, me ç’rast zemra ka ndaluar së punuari (është e dëshmuar që edhe sportistë profesionistë, për të cilët kujdeset ekip mjekësor, nga një goditje e tillë përjetojnë pasoja të njëjta). 

Familja Jashari nga Gjykata kërkon rikualifikim nga lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekjeprurëse në kualifikim vrasje, që vrasësi të mos dënohet për vepër penale tjetër-dhunë.

Sipas organizatorëve të tubimit lëvizjes “Së bashku për paqe”, shtrohet pyetja se sa e sigurt është shoqëria jonë kur Muhametaliu vdes: duke kryer detyrën e tij qytetare për t’i ndihmuar një njeriu tjetër;  kur institucionet e sistemit nuk ngrenë padi përkatëse kundër vrasësit; në shkollë, ndërsa arsimi i mesëm është i detyrueshëm. 

“Po të merren parasysh të gjithë këto pika, shtrohet pyetja ku qëndron preventiva individuale (ndaj kryerësve që të mos veprojnë njëjtë në të ardhmen, mend për tjetër herë), si dhe preventiva e përgjithshme, sepse sipas kualifikimit të definuar siç është tani, qasja e institucioneve do të përfaqësonte praktikë gjyqësore joadekuate, dhe e njëjta nuk do të ndikonte pozitivisht për shuarjen e kriminalitetit. Për shkak të gjitha pikave të lartpërmendura, Ju bëjmë thirrje të na mbështetni në luftën për drejtësi, në ditën e seancës, së caktuar në 18.04.2012, në ora 9:00, para Gjykatës Themelore Shkup 1, në Shkup” shkruhet në thirrjen e nesërme për tubim paqësor. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button