Beyonce, super e lumtur me vajzën e saj

Beyonce është fotografuar, ndërsa kishte dalë në shëtitje me vajzën e saj Blue Ivy. Nga fotografitë shihet se ajo është më se e lumtur.

Duke shijuar motin e mirë, këngëtarja e njohur kishte veshur një fustan të shkurtër, sandale të hapura dhe ecte lirshëm nëpër rrugët e Central Park në New York.

Në ndërkohë pasdite, vogëlushja Blue mesa duket ka qëndruar në shtëpi me dadot, ndërsa Beyonce bashkë me bashkëshortin e saj Jay-Z dhe nipin Daniel Julez Smith, djalin e motrës së Beyonce, Solange, panë një ndeshje basketbolli, pikërisht mes New Jersey Nets dhe Miami Heat./popularcritic/

Lajme të ngjashme

Back to top button