Fyle: Paq?a dhe përmbajtja janë prioriteti numër një

Vrasja e pesë personave në afërsi të Shkupit duhet të shqyrtohet tërësisht dhe të bëhet gjithçka me qëllim që të mos keqësohet bashkëjetesa multietnike në vend, lajmëroi eurokomesari për zgjerim Shtefan Fyle.

Duke e komentuar vrasjen e pesë personave në lagjen Radishan, komesari i BE-së për zgjerim Shtefan Fyle u tha politikanëve maqedonas të apelojnë për paqe dhe përmbajtje. 
Ky është prioritet numër një, potencon eurokomesari dhe theksoi se Komisioni Evropian nuk ka asnjë informatë se kjo ngjarje ka ndonjë prejardhje etnike.

Ai në një deklaratë për një agjencinë çeke të lajmeve ÇTK, tha se Komisioni Evropian ka disa javë që zhvillon dialog për anëtarësim me Maqedoninë.

“Unioni Evropian dëshiron të arrijë që hyrja e Maqedonisë në BE përsëri të bëhet prioritet dhe të ‘fshihen’ slloganet nacionaliste në faqet e para të mediumeve”, tha Fyle.

Ai përkujtoi se Komisioni Evropian që disa vite me radhë rekomandon që Maqedonia të fillojë me bisedimet zyrtare për anëtarësim në Unionin Evropian, mirëpo Komisioni Evropianderi më tani nuk ka arritur konsenzus në lidhje me këtë çështje. Sipas eurokomesarit, Maqedonisë I mungon kuadri institucional në reformat e saj, si dhe një mbështetje e fuqishme evropiane./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button