Makineri propaganduese, së paku 120 persona punojnë në PR e ministrive të Qeverisë

Makineri e madhe shtetërore për PR e qeverisë paraprake po zmadhohet dhe zgjerohet. Numri i personave që do të punojnë në sektorin për marrëdhënie me publikun dhe komunikime në ministritë e Qeverisë është rritur për së paku 18 persona nga viti i kaluar, tregojnë numrat deri te të cilat ka ardhur hulumtimi i “Makfax”, njofton Portalb.mk.

Në Qeverinë dhe ministritë momentalisht së paku punojnë 120 persona për marrëdhënie me publikun (PR) dhe komunikime, zbulojnë informatat e hulumtimit për vitin 2016/2017 të cilat i kanë marrë nga institucionet nëpërmjet ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.

Pagat dhe honorarët e të punësuarve që punojnë në sektorin për marrëdhënie me publikun në Qeverinë dhe ministritë qytetarëve do t’u kushtojnë se paku 690.000 euro në vit, tregojnë të dhënat për vitin 2016. Edhe pse ende është herët që të krahasohet shuma e harxhuar me këtë vit i cili nuk është i mbaruar, numrat flasin se edhe për këtë vit shuma do të jetë diku e ngjashme.

Më së shumti punëtor në sektorin për marrëdhënie me publikun do të ketë në Qeverinë e Maqedonisë gjegjësisht 40. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të punojnë 12 persona, në Ministrinë Pa Resor dhe zëvendëskryeministra 10, në Ministrinë e Kulturës dhe Punës së Jashtme 8, në Ministrinë e Mjedisit Jetësor 7, në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale 4, në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Ministrinë e Financave nga 3, në Ministrinë e Transportit 2, ndërkaq në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Bujqësisë nga 1.

 

Hulumtumin e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button