Qeveria e Maqedonisë nuk e ka shuar, por e ka zhvendosur kufirin maksimal për pagesën e kontributeve

Do të shfuqizojmë kufirin e lartë maksimal për pagesën e kontributeve, me qëllim që të largojmë taksat regresive që ngarkojnë pagat.

Në këtë moment, për shkak të ekzistimit të kufirit maksimal për pagesë të kontributeve, qytetarit i cili ka pagë mujore prej 600 mijë denarë, kontributet e tij dhe teksat e tij do të arrijnë vlerën prej 17% nga bruto paga, përderisa paga e qytetarit i cili ka pagë mujore minimale bruto (14.114 denarë), kontributet dhe taksat arrijnë vlerën prej 32% nga bruto paga. Kjo nuk është e drejtë!.  

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së (2016) “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 48)

ARSYETIM:

Programi me të cilin LSDM doli me zgjedhje të parakohshme parlamentare në dhjetorë të vitit 2016, “Plani për jetë në Maqedoni”, premtoi shfyqizimin e kufirit maksimal të kontributeve. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve, që është përfshirë në pjesën “Sistem tatimor i drejtë” (faqe 48), ndërsa i njëjti është edhe në Programin për punëne Qeverisë 2017-2020 (faqe 2), është pjesërisht i realizuat. Në seancën e 39 të mbajtur me 17.11.2017, sipas kumtesës së Qendrës qeveritare për media, Qeveri morri vendim me të cilin parashihet

 korrigjimi i shumës së bazës më të lartë mujore për llogaritjen dhe pagimi i kontributeve për pranimin nga marrëdhëniet e  punës nga një tatim pagues për llogaritjen dhe pagesën e kontributeve. 

Që do të thotë se kufiri maksimal për dhënien e kontributeve, nuk është shfuqizuar siç është premtuar në programin zgjedhor dhe në Programin e Qeverisë, por korrigjohet, gjegjësisht zhvendose. Me çka sipas publikimeve në mediume, prej janarit të vitit (2018) nga një pagues për të llogaritur dhe paguar kontributet më të larta mujore për llogaritjen e kontributeve, rritet prej 12 deri në 16 paga mesatare, bruto. Gjegjësisht, ky do të ishte kufiri i lartë, ndërsa për pagat mujore bruto më të larta se kjo vlerë, pavarësisht se për çfarë shumë bëhet fjalë, kontributet do të paguhen për 16 paga mesatare, bruto. Dhe për këtë premtimin e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar. Edhe pse, të dhënat e fundit (20.10.2017) nga Enti  Shtetëror i Statistikave, të cilat janë të muajit gusht të vitit 2017, tregojnë se pagesa mujore bruto për çdo të punësuar, arrin vlerë 33.675 denarë. Baza më e lartë, megjithatë, në të cilën llogariten tani kontributet është 12 x 33.675 = 404.100 denarë (rreth 6.570 euro, një euro 61,5 denarë), ndërsa prej vitit të ardhshëm do të ishte 16 x 33.675 = 538.800 (rreth 8.7600 euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button