E sulmojnë në semafor dhe ia vjedhin motoçikletën

Mbrëmë rreth orës 22.00 ka ndodhur një vjedhje e pazakontë në Kumanovë. 

Derisa D.Gj. 19 vjeç nga Kumanova,  ka qenë duke pritur në semafor në qendër të qytetit, i janë afruar dy persona , prej të cilëve njëri është ulur pas tij në motoçikletë kurse tjetri ka kërkuar të zbres nga motoçikleta. 

Duke parë gjendjen e rrezikshme D.Gj. ka dashur të largohet nga vendi i ngjarjes, por atëherë agresorët  e kanë sulmuar fizikisht, me ç’rast ia kanë vjedhur motoçikletën dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. 

SPB e Kumanovës është duke hetuar rastin dhe është në kërkim të agresorëve.

/portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button