Tetovë: OJQ-të njoftohen me punën e Këshillit komunal

Disa organizata jo-qeveritare sot kanë pasur një takim me kryetarin e Këshillit komunal të Tetovës, Irfan Emini, i cili ka paraqitur punën e këshillit të Tetovës dhe vendimet që është duke i marrë Këshilli komunal.

Sipas Eminit, Këshilli komunal është duke i ndihmuar OJQ-të nëpërmjet projekteve të tyre që janë shumë interesante.

Ndërsa Nenad Matevski nga Qendra për Zhvillim Demokratik dhe Integrim thotë se qëllimi i këtij takimi është që Organizatat joqeveritare të njoftohen më punën e Këshillit komunal, gjegjësisht, me atë se si sillen vendimet në Këshillin komunal, si futen ato në votim dhe informata të tjera. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm përfaqësues të organizatave joqeveritarë nga Maqedonia lindore dhe perëndimore./portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button