Partia Republikane e pakënaqur me PD-në

Në prag të një viti të ri elektoral, republikanët theksojnë divergjencat që kanë me Partinë Demokratike veçanërisht për pronat, çështje, e cila ka 20 vjet që nuk është zgjidhur. Ka qenë radha e nënkryetarit të republikanëve, Alfred Deshatit për të shprehur këto pakënaqësi, në një takim rajonal të zhvilluar në qarkun e Dibrës.

“Eshtë e pafalshme për atë që është lidershipi i këtij koalicioni, Partia Demokratike. Nuk kemi ngurruar ta themi këtë me zë të lartë se është e patolerueshme. Vija e demarkacionit që ndan të majtën nga e djatha është prona. Nuk mund që pronën ta ndash dhe t’ia japësh atij që nuk e ka të veten. Ndoshta kemi një koalicion, që drejtohet nga Partia Demokratike dhe në shumicën e rasteve nuk kemi patur një bashkëpunim normal, pasi nuk e kemi parë njëri-tjetrin si partner, por e kemi parë si konkurrentë brenda këtij koalicioni dhe ne këtë të gjithë e kemi përjetuar mbi kurrizin tonë”, tha nënkryetari. 

Deshati thotë se nuk ka më bashkepunim mes strukturave lokale te partive të koalicionit të mazhorancës. Ai tregon se ka qenë vetë kandidat për deputet në këtë qark dhe nuk ka patur asnjë lloj bashkëpunimi me PD. Një pikë tjetër, ku palet ndahen është edhe reforma zgjedhore, për të cilën nenkryetari i PR-së thotë se jemi në një debat të hapur me Partinë Demokratike, përsa i përket Kodit Zgjedhor.

“Ne kemi hasur një barrikadë të tmerrshme nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Janë forca politike që ju përditë e shihni për konfliktet që kanë, por kur vjen puna për Kodin Zgjedhor ato bashkëpunojnë dhe kanë një dashuri të jashtëzakonshme. Ne nuk jemi dakord, ne jemi që vota e qytetarëve shqiptarëve të numërohet drejtë dhe të ketë një përfaqësi të drejtë në Parlamentin shqiptar”, tha Deshati./ top-channel

Lajme të ngjashme

Back to top button